Capital invest logo

Specialist Marketingu

Shoqëria CAPITAL INVEST SHA  është  Institucion Financiar Mikrokredie.                 

Prirja dhe këmbëngulja për të ofruar cilësi dhe inovacion është vlerësuar nga klientët dhe nga tregu, duke dhuruar motivimin për të bërë gjithmonë e më shumë drejt realizimit të projekteve të reja edhe më ambicioze për të ardhmen. Ne jemi ne kërkim të:

Pozicioni:             Specialist/e Marketingu
Departmenti:        Marketing
Vendndodhja:       Tiranё

Përshkrimi i Pozicionit të Punës:

Specialisti i Marketingut asiston ne zhvillimin dhe konkretizimin e planeve marketing të kompanisë në përputhje me objektivat e kompanisë si dhe monitoron implementimin e tyre. Ndjek dhe zhvillon kalendarin vjetor të marketingut për realizimin e fushatave publicitare dhe kryen një sërë detyrash me kërkesë të gjerë kreativiteti dhe objektiva të mirëpërcaktuar.
Raporton tek: Drejtori i Marketingut

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Marketingu OFFline
– Asisiton në menaxhimin dhe realizimin e materialeve publicitare për fushatat e ndryshme marketing,
– Mban raporte mbi ecurinë e fushatave marketing dhe zhvillimet e tregut,
– Realizon shpërndarjen e materialeve marketing sipas planit marketing,
– Ndjek mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga kompania.
– Mban kontakte të vazhdueshme me mediat, studiot, agjensitë, furnitorët, klientët,
– Mban dokumentacionin e detajuar për cdo veprim financiar në përputhje me fushatat.

Marketingu ONline
– Monitoron website dhe faqet sociale te subjektit. Zhvillon dhe jep ide për përmirësime, 

– Monitoron aktivitetin online të konkurrencës,
– Mban raporte mbi ecurinë e fushatave online.

Kërkesat e pozicionit:
a. Edukimi: Diplomë universitare ne profilin Marketing, Administrim-Biznes, Ekonomiks ose Shkenca sociale.

b. Eksperienca te punës: Jo më pak se 2 vjet përvojë në fushën e marketingut. Preferohet ne institucione financiare.

c. Kualifikime të tjera:

– Trajnime të ndryshme në lidhje me marketingun off line dhe online.
– Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze (në të folur & te shkruar)

d.Mosha                                                                                                                                                

‑ Mosha e preferuar 25-40 vjec/e. 

e. Aftësi të tjera:

– Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe të bashkëpunimit në grup,
– Të ketë aftësi shumë të mira organizative,
– Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
– Të ketë iniciative për ide /risi ne fushën marketing,
– Të ketë aftësi dhe pavarësi në vendimarrje brenda kompetencave të pozicionit,
– Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Të ketë leje drejtimi-kategoria B

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën: info@capitalinvest.com.al / ebanushi@capitalinvest.com.al

numer telefoni +355 68 90 22 206

Subjekti; Specialist Marketingu.

Afati i dorëzimit: 25.12.2021

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Shpërndaje me miqtë tuaj

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Formular aplikimi

Previous
Next
Previous
Next
Previous
Next
en_USAlbanian