Capital invest logo

Specialist i Rekuperimit dhe Koordinimit

Shoqëria CAPITAL INVEST SHA është Institucion Financiar Mikrokredie.                 
Prirja dhe këmbëngulja për të ofruar cilësi dhe inovacion është vlerësuar nga klientët dhe nga tregu,duke dhuruar motivimin për të bërë gjithmonë e më shumë drejt realizimit të  projekteve të reja edhe më ambicioze për të ardhmen.

Ne jemi në kërkim të:
Pozicioni: Specialist i Rekuperimit dhe Koordinimit
Departamenti: I Kredisë
Vendndodhja: Bulevardi “Zogu i Parë”, godina 97, hyrja 1, ap.6, Tiranë.

Kualifikimet: Diplomë universitare në profilin përkatës, preferohet nga Universitet me reputacion të lartë.
Eksperienca pune: Min. 1-2 vjet eksperiencë në një fushë të ngjashme, preferohet në Institucione Financiare.


Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Rritja e arkëtimit dhe reduktimi i raporteve të delikuencës në kreditë mujore, kredite me keste.
• Identifikimi i arsyeve të delikuencës dhe komunikimi i tyre me të gjitha departamentet përkatëse për të rishqyrtuar politikat dhe proceset e dhënies së kredive/kartave të kreditit.
• Ndjekja e klientëve me vonesë sipas politikave, udhëzimeve dhe raporteve ditore të arkëtimit të subjektit financiar jo-bankë, per mbledhjen e kredive me vonesë.
• Ndjekja e klientëve me vonesë në të gjitha produktet dhe trajtimi i raporteve ditore të grumbullimit për mbledhjen e kredive me vonesë.
• Studimi i dosjeve të klientëve, të cilët duhet të dërgohen në Departamentin e Rikuperimit të Kredive.
• Ndjekja e raporteve të vizitave/kontakteve/ korrespondences se zhvilluar me klientet, pasi ka kaluar afati 90 ditë, nga data e kerkuar per pagese, klasifikimi i kerkeses se llogarisë dhe percaktimi i hapave per ndjekjen e praktikave.
• Kryerja e vizitave në terren për klientët me vonesë që kanë marrë shuma të mëdha kredish (ne nr dhe ne vlere) për të garantuar një lloj komunikimi me ta.
• Sigurimi i plotësimit të dokumenteve të dosjeve të klientit që janë transferuar në Departamentin e Rikuperimit të Kredive.


Aftësi:
• Të flasë rrjedhshëm anglisht, italisht
• Aftësi të mira komunikimi
• Aftësi të shkëlqyera negociuese
• Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e kohës dhe projektit
• Aftësi të mira prezantimi dhe komunikimi
• Të ketë leje drejtimi, kategoria B


Paga: E negociueshme (sipas tregut të punës dhe pozicionit)
Ofrohen bonuse mbi shumat e rikuperuara.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në
adresën: info@capitalinvest.com.al / jdervishi@capitalinvest.com.al


Afati i dorëzimit: 25/02/2022

Shpërndaje me miqtë tuaj

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Formular aplikimi

Previous
Next
Previous
Next
Previous
Next
en_USAlbanian