Capital invest logo

Shërbimet

Shërbimet e konsulencës

Stafi ynë me një eksperiencë disa vjeçare në industrinë financiare dhe teknologjike, ofron shërbime konsulence nëpërmjet analizave të detajuara të gjendjes aktuale të çdo konsumatori. Analizat financiare dhe statistikore janë një themel për të plotësuar kërkesat e ndryshme për financim.

Jo gjithmonë kërkesat për financim apo produktet e kërkuara janë në përputhje me atë çfarë konsumatorëve u nevojitet realisht.

Kjo na ndihmon të ndertojmë zgjidhje sa më të personalizuara dhe efektive për çdo kërkesë.

Ndërtimi i plan-bizneseve

Për konsumatorët e bizneseve, ne ofrojmë ndërtimin e një projeksioni real të ecurisë së tyre, bazuar në të gjithë elementët aktual të gjendjes së tyre, ndryshimeve të ambjentit të biznesit në vend, konkurencës dhe potencialin e financimit.

Në këtë mënyrë ne mbrojmë klientët tanë nga pakujdesitë dhe të papriturat që mund të vijnë si pasojë e mungesës së projektimit, krijimin e rezervave të ndryshme apo menaxhimin e situtatave kritike.

en_USAlbanian