Capital invest logo

Produktet

Produkti MiniKredi

Produkti MiniKredi është produkti që mundëson kredi personale (4.000- 50.000 Lekë) pa garantor dhe vetëm me një mjet identifikimi (kartë identiteti/ pasaportë), e aprovuar brenda 15 minutash nga “Capital Invest” sh.a. Kjo kredi mund të shfrytëzohet për çdo nevojë të përditshme apo për shpenzime të papritura me të cilat ju përballeni.

Klientët trajtohen ndershmërisht, me përkushtim dhe profesionalizëm, pavarësisht moshës, nivelit të të ardhurve, apo historisë së tyre financiare. Aplikimi për kredi mund të kryhet edhe nëpërmjet formularit online, nga aparati juaj celular, tableti apo kompjuteri pavaresisht orarit, ditës apo vendndodhjes suaj kudo ku jeni ne Shqiperi. Procesi është 100% transparent, i thjeshtuar dhe pa procedura te komplikuara burokratike. 

Aplication form

Mikro Kredi për Biznes

Nevoja për kreditim të vazhdueshëm në çdo biznes, pavarësisht përmasave, është pjesë e pandashme e aktivitetit të tij. Me Mikro Kredinë e Biznesit , Capital Invest bën të mundur një linjë kredie për të gjitha nevojat e biznesit. Ju mund të zgjidhni afatin e kredisë tuaj nga 0 deri në 60 muaj, me interes 24% në vit dhe komision disbursimi 2%. Ne vlerësojmë modelin tuaj të operimit dhe akordojmë një shumë limit, të cilën ju mund ta përdorni në çdo kohë sipas rastit, dhe sigurisht të paguani vetëm për pjesën e përdorur. Fleksibilititeti i këtij instrumenti, lejon çdo sipërmarrës të tejkalojë vështirësitë e momentit apo të marrë një hap tjetër për zhvillimin e biznesit të tij.

Analiza e kujdesshme fillestare nga ekspertët tanë, është baza e një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë.

Capital Invest ju përshtat sipas tipoligjisë tuaj të biznesit, linjat e posaçme të kredisë.

Sherbime Konsulence

Ofrojmë shërbim këshillimi në përputhje me legjislacioni shqiptar dhe zhvillimet e tregut, për optimizimin e performancës së biznesit tuaj. Ky proces bazohet në tipologjinë e biznesit, dinamikës së zhvillimit të tij dhe mundësive në treg, si dhe karakteristikave përkatëse. Në këtë mënyrë ju keni mundësi më të mëdha për të përmirësuar performancën e biznesit tuaj në treg, duke patur në fokus avantazhin konkurrues.

Ndertimi i nje Plan Biznesi

Tek ne mund të gjeni mbështetjen e duhur për ndërtimin e një plan-biznesi, për të qenë gjithnjë e më solid dhe konkurrues në treg. Ky plan përfshin të gjitha karakteristikat kryesore që duhet të ketë një biznes, analizë të pikave të forta, dobësive, mundësive si dhe rreziqeve në treg. Ky proces është i domosdoshëm për bizneset e reja në treg që përballen me një ambient sfidues.

en_USAlbanian