Capital invest logo

Shoqëria “Capital Invest” sh.a, Institucion Financiar Mikrokredie, kërkon të punësojë:

Pozicioni: Specialiste e Rekuperimit dhe Koordinimit
Departamenti: I Kredisë
Vendndodhja: Rr. “Abdyl Frashëri”, Pallati 7, Apt. nr. 2, Tiranë

Kualifikimet: Diplomë universitare në profilin përkatës, preferohet nga Universitet me reputacion të lartë.
Eksperienca pune: Min. 1-2 vjet eksperiencë në një fushë të ngjashme, preferohet në Institucione Financiare.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Rritja e arkëtimit dhe reduktimi i raporteve të delikuencës në kreditë mujore, kredite me keste.
• Identifikimi i arsyeve të delikuencës dhe komunikimi i tyre me të gjitha departamentet përkatëse për të rishqyrtuar politikat dhe proceset e dhënies së kredive.
• Ndjekja e klientëve me vonesë sipas politikave, udhëzimeve dhe raporteve ditore të arkëtimit të subjektit financiar jo-bankë, per mbledhjen e kredive me vonesë.
• Ndjekja e klientëve me vonesë në të gjitha produktet dhe trajtimi i raporteve ditore të grumbullimit për mbledhjen e kredive me vonesë.
• Studimi i dosjeve të klientëve, të cilët duhet të dërgohen në Departamentin e Rikuperimit të Kredive.
• Ndjekja e raporteve të vizitave/kontakteve/ korrespondences se zhvilluar me klientet, pasi ka kaluar afati  nga data e kerkuar per pagese, klasifikimi i kerkeses se llogarisë dhe percaktimi i hapave per ndjekjen e praktikave.
• Kryerja e vizitave në terren për klientët me vonesë që kanë marrë shuma të mëdha kredish (ne nr. dhe ne vlere) për të garantuar një lloj komunikimi me ta.
• Sigurimi i plotësimit të dokumenteve të dosjeve të klientit që janë transferuar në Departamentin e Rikuperimit të Kredive.


Aftësi:
• Të flasë rrjedhshëm anglisht, italisht
• Aftësi të mira komunikimi
• Aftësi të shkëlqyera negociuese
• Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e kohës dhe projektit
• Aftësi të mira prezantimi dhe komunikimi
• Të ketë leje drejtimi, kategoria B

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresat:
info@capitalinvest.com.al / ebanushi@capitalinvest.com.al

Afati i dorëzimit: 02.12.2022

Shpërndaje me miqtë tuaj

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Formular aplikimi

Previous
Next
Previous
Next
Previous
Next
en_USAlbanian