Capital invest logo

Capital Invest ShA kërkon Oficer Kredie

Capital Invest Sh A kërkon të punësojë “Specialist Kredie”

Profili i punes për Specialistin e Kredise prane Capital Invest Sh.A, ka per qellim te qartesoje detyrat dhe pergjegjesite e individit i cili do te kualifikohet per kete pozicion.

Pergjegjesite komplekse te pozicionit

Specialisti i Kredisë është një nga pozicionet më të rëndesishme në strukturën funksionale në një institucion financiar jo-bankë. Marrja përsipër dhe zhvilimi i përgjegjësive në ketë pozicion ka të bëjë në mënyrë të drejtëperdrejte me klientë potencial dhe egzistues të kompanisë, si dhe rezultatet finale të biznesit.

Specialisti i Kredisë pranë Capital Invest Sh.A, ka detyrë kryesore të sigurojë informacionin paraprak dhe të detajuar lidhur me subjektet apo individë të interesuar për produktet dhe shërbimet e kompanisë.

Me fokus kryesor në produktet dhe sherbimet e kredidhënies, Specialisti i Kredisë duhet të sigurojë dhe të administrojë për klientët e tij, në radhë të parë informacion të detajuar, qartësisht lidhur me gamen e produkteve, specifikat dhe kriteret, të cilat do të sigurojnë një marëdhenie të shëndetshme e afatgjatë.

Përgjegjësitë

  1. Mbledhja e informacionit – Specialisti i Kredisë është përgjegjës për mbledhjen e informacionit të detajuar lidhur me klient potecial dhe egzistues të kompanisë. Ky është një proces shumë i rëndësishëm, pasi është baza për cdo kërkese, vlerësim dhe performacë të klienteve.
  2. Informimi i Klientëve – Cdo klient i interesuar duhet të marrë informacion të detajuar lidhur me produktet dhe shërbimet e kompanisë. Si pikë e parë kontakti, Specialisti i Kredisë është përgjegjës për percjelljen e një informacioni sa më të sakte lidhur me kushtet e bashkëpunimit, të drejtat dhe detyrimet.
  3. Përpunimi i informacionit – Specialisti i Kredisë është përgjegjës për krijimin e një baze informacioni të detajuar lidhur me të gjithë klientët potencial, të rinj dhe egzistues. Ai/Ajo ka për detyrë të përpunojë infromacionin në mënyrë të vazhdueshme në formatet e kërkuara nga kompania, pavarsisht rezultatit final të aprovimit ose jo të kërkesës së klientëve.
  4. Analiza – Specialisti i Kredisë është përgjegjës për analizën paraprake të cdo kërkesë për produktet dhe shërbimet e kompanisë. Si në rastin e aplikimeve, ku pas mbledhjes së të gjithë dokumentacionit të kërkuar nga kompania, përpunimit dhe dërgimit për miratim, dhe në rastin e klientëve egzistues, Specialisti i Kredisë ka për detyrë të kryej analiza të vazhdueshme lidhur me performancën e tij individuale.
  5. Raportimi – cdo informacion i grumbulluar duhet të raportohet nga Specialisti i Kredisë, sipas vijës së raportimit të përcaktuar nga kompania (Epror, Departament, Komitet kredie etj).
  6. Komunikimi – Specialisti i Kredisë është përgjegjës për disa nivele komunikimi:
    1. Komunimi me Klientët – komunikimi fillestar për marrjen dhe dhënien e informacionit, komunikimi për mbarëvajtejn e bashkepunimit, komunikimi për produkte të reja etj
    2. Komunikimi i brendshëm – me kolegët dhe eprorët lidhur me cështjet në përpunim, problematika të ndryshme, opinione lidhur me përmiresimin e proceseve etj
    3. Komunikimi publik – në faqen zyrtare web, Email dhe mediat sociale e profesionale.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplome universitare – preferohen profilet Ekonomik, Menaxhim Biznesi, Finance&Bank
  • Eksperiencë punë në institucionet financiare – Banka, IFJB
  • Mosha e preferuar +30 vjec.
  • Aftësi të avancuara komunikimi dhe prezantimi  verbal dhe të shkruar
  • Të ketë aftësi të mira komunimi në gjuhe të huaja: Anglisht, Italisht
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve baze të paketës Microsoft Office, vecanerisht Excel, si dhe të sistemeve të tjera të menaxhimit të kompanive.
  • Eksperience në raportime të ndryshme
  • Të jetë eficent në menaxhimin e kohës dhe prioriteteve
  • Të jetë i fokusuar drejt rezultateve dhe përmirësimit të vazhdueshëm
  • Leje drejtimi të klasit B

Shpërndaje me miqtë tuaj

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Formular aplikimi

Previous
Next
Previous
Next
Previous
Next
en_USAlbanian