Capital invest logo

Kush jemi ne

“Capital Invest” sh.a është një institucion financiar jo-bankë, e themeluar në vitin 2007, e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010 për aktivitetin e mikrokredisë (liçensë nr. 19, dt. 04/08/2010).
Produkti bazë që ofron është kredia në shuma të vogla, për klientë individë që kërkojnë të plotësojnë kërkesa të menjëhershme.
Cilësia, transparenca dhe fleksibiliteti janë karakteristika që na kanë shoqëruar dhe do të vazhdojnë të na shoqërojnë përgjatë gjithë rrugëtimit dhe rritjes sonë në tregun financiar në Shqipëri. Ajo çka ne cilësojmë si avantazh konkurrues është fleksibiliteti; ne nuk aplikojmë rritje të komisioneve ditore për klientët të cilët shtyjnë afatin e shlyerjes se kredisë, për shkak të pamundësisë financiare.

Capital Invest sh.a është vendi i duhur për t’u financuar brenda 15 minutash, për kërkesat tuaja të shpejta apo shpenzimet e papritura në shuma të vogla monetare. Ju mund të merrni kredi të shpejtë me vetëm 0,5%-1% komision ditor dhe 0% interesa, vetëm me një mjet identifikimi.
Aplikoni online ose na vizioni në degët tona në Tiranë, Durrës, Elbasan, B. Curri si dhe në çdo pikë RAEA kudo në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i Capital Invest sh.a është që të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit, duke ndihmuar në forcimin e aftësisë paguese apo të bilancit të pagesave dhe në plotësimin e nevojave financiare të individëve të vecantë, personave juridikë e fizikë, që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre apo të fillojnë një aktivitet të ri biznesi, etj.
Në këtë kontekst, “Capital Invest” sh.a, me një eksperiencë rreth 12-vjeçare ka qenë dhe është pjesë integrale e mekanizmit financiar në vendin tonë.

Shpërndaje me miqtë tuaj

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Formular aplikimi

Previous
Next
Previous
Next
Previous
Next
en_USAlbanian