Capital invest logo

Kredia konsumatore

Dëshira dhe kërkesa për plotësimin e nevojave të përditshme është gjithmonë prezente tek secili prej nesh. Kredia Konsumatore e Capital invest, ofron zgjidhjen ideale për të gjithë ata që dëshirojnë të kryejnë blerje produktesh të natyrave të ndryshme, apo për shpenzime të parashikuara të cilat kalojnë buxhetin tuaj mujor, duke u dhënë mundësinë ta ndajnë në pagesa fikse mujore.

Me një afat deri në 12 muaj dhe interes fiks mujor prej 2%, Kredia Konsumatore nga Capital Invest është një nga instrumentat e financimit individual me konkurues nē treg. Çdo individ shqiptar i moshës 20 deri ne 60 vjeç, mund të aplikojë për një shumë financimi deri në 300.000 lek, pa asnjë angazhim fillestar.

Capital Invest Sh.a

Capital Invest është institucion financiar, jo bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010, liçensë nr. 19, për aktivitetin e mikrokredisë. Me një eksperiencë rreth 10 vjeçare, Capital Invest ka qënë pjesë integrale e mekanizmit financiar.

Mikrofinancimi është mekanizmi i cili u ofron nje segmenti të gjerë konsumatorësh mjete financiare. Kështu duke ndikuar në menyre të drejtpërdrejt situatën e tyre ekonomike. Duke adresuar mungesën e burimeve financiare në zonat apo grupe konsumatoresh me vështirësi financiare. Institucionet e mikrofinancës kanë qenë në gjendje të ndërtojnë një industri ndihmëse. Përpos asaj bankare, e cila nuk trajton kërkesat e këtij grupi.

Ne, synojme që në një hark kohor sa më të shkurtër, të arrijmë partneritetet dhe pozitën e nevojshme. Për të qenë sa me i aksesueshëm, fleksibël dhe i besueshëm për çdo konsumator në Shqipëri

Shpërndaje me miqtë tuaj

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Formular aplikimi

Previous
Next
Previous
Next
Previous
Next
en_USAlbanian