Capital invest logo

Kredi per makine

Cfarë është një Kredi per makine

Një kredi per makine e njohur edhe si kredi për automobil, ose kredi për automjete. Është një shumë parash që një konsumator merr hua për të blerë një makinë. Në përgjithësi, një kredi është një shumë parash që i jepet hua një individi, një biznesi ose një njësie tjetër. Pala që huazon paratë njihet si huadhënës, ndërsa pala që merr hua paratë quhet huamarrës. Kur merr një hua, një huamarrës pranon të paguajë shumën e plotë të huasë, si dhe çdo interes. Një përqindje e shumës së kredisë, zakonisht e llogaritur në baza vjetore. Deri në një datë të caktuar, zakonisht duke bërë pagesa mujore.

Capital Invest Sh.a

Capital Invest është institucion financiar, jo bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010, liçensë nr. 19, për aktivitetin e mikrokredisë. Me një eksperiencë rreth 10 vjeçare, Capital Invest ka qënë pjesë integrale e mekanizmit financiar.

Mikrofinancimi është mekanizmi i cili u ofron nje segmenti të gjerë konsumatorësh mjete financiare. Kështu duke ndikuar në menyre të drejtpërdrejt situatën e tyre ekonomike. Duke adresuar mungesën e burimeve financiare në zonat apo grupe konsumatoresh me vështirësi financiare, institucionet e mikrofinancës kanë qenë në gjendje të ndërtojnë një industri ndihmëse, përpos asaj bankare, e cila nuk trajton kërkesat e këtij grupi.

Ne, synojme që në një hark kohor sa më të shkurtër, të arrijmë partneritetet dhe pozitën e nevojshme për të qenë sa me i aksesueshëm, fleksibël dhe i besueshëm për çdo konsumator në Shqipëri

Shpërndaje me miqtë tuaj

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Formular aplikimi

Previous
Next
Previous
Next
Previous
Next
en_USAlbanian