Capital invest logo

CAPITAL INVEST sh.a.

Kërkesa të shpejta, financim i shpejtë!

Capital Invest sh.a është vendi i duhur për t’u financuar brenda 15 minutash, për kërkesat tuaja të shpejta apo shpenzimet e papritura në shuma të vogla monetare. Ju mund të merrni kredi të shpejtë me vetëm 0,5%-1% komision ditor dhe 0% interesa, vetëm me një mjet identifikimi.
Aplikoni online ose na vizioni në degët tona në Tiranë, Durrës, Elbasan, B. Curri si dhe në çdo pikë RAEA kudo në Shqipëri.

Misioni:

“Capital Invest” sh.a është një institucion financiar jo-bankë, e themeluar në vitin 2007, e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010 për aktivitetin e mikrokredisë (liçensë nr. 19, dt. 04/08/2010).
Produkti bazë që ofron është kredia në shuma të vogla, për klientë individë që kërkojnë të plotësojnë kërkesa të menjëhershme.
Cilësia, transparenca dhe fleksibiliteti janë karakteristika që na kanë shoqëruar dhe do të vazhdojnë të na shoqërojnë përgjatë gjithë rrugëtimit dhe rritjes sonë në tregun financiar në Shqipëri. Ajo çka ne cilësojmë si avantazh konkurrues është fleksibiliteti; ne nuk aplikojmë rritje të komisioneve ditore për klientët të cilët shtyjnë afatin e shlyerjes se kredisë, për shkak të pamundësisë financiare.

Vizioni:

Qëllimi kryesor i Capital Invest sh.a është që të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit, duke ndihmuar në forcimin e aftësisë paguese apo të bilancit të pagesave dhe në plotësimin e nevojave financiare të individëve të vecantë, personave juridikë e fizikë, që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre apo të fillojnë një aktivitet të ri biznesi, etj.
Në këtë kontekst, “Capital Invest” sh.a, me një eksperiencë rreth 12-vjeçare ka qenë dhe është pjesë integrale e mekanizmit financiar në vendin tonë.

Objektivat:

  • Të rrisë dhe konsolidojë bashkëpunimin me agjentët e saj për maksimizimin e mirë-funksionimit të kompanisë (si: RAEA, EasyPay, Capital Pay etj).
  • Të arrijë aksesueshmërinë e duhur për të qenë pranë klientëve kudo në Shqipëri.
  • Të zgjerojë target-grupin e klientëve duke patur gjithmonë prioritet nevojat e tyre.
  • Të fitojë pozicionin e duhur në treg duke u renditur kështu si një ndër IFM-të (Institucion Financiar Mikrokredie) më të mira në Shqipëri.

Parimet dhe vlerat:

“Capital Invest” sh.a synon që të vazhdojë të përmirësojë dhe konsolidojë imazhin e saj nëpërmjet punës së pandëprerë të stafit profesional, duke patur gjithmonë parasysh parime të padiskutueshme si cilësia, transparenca dhe fleksibiliteti ndaj klientëve dhe duke i trajtuar klientët në mënyrë të barabartë, pavarësisht kushteve personale, sociale apo demografike. Besueshmëria e klientëve është prioriteti ynë dhe na shtyn që të punojmë akoma më fort për të arritur një pozitë të favorshme në treg si institucioni më i besueshëm financiar, me një etikë të lartë profesionale.

Cilësia:

Cilësia është tipari bazë e produkeve dhe shërbimeve që Capital Invest sh.a ofron për klientët.

Transparenca:

“Capital Invest” sh.a i kushton një rëndësi të lartë procesit transparent të operimit, duke e cilësuar si një ndër pikat kyçe të krijimit të marrëdhënieve të shëndetshme me klientët por jo vetëm.

Fleksibiliteti:

Është ai që na veçon nga konkurrentët tanë; ne nuk aplikojmë komisione shtesë për klientët që nuk kanë mundësi të shlyejnë kredinë e tyre brenda afatit të paracaktuar.

en_GBEnglish (UK)