Capital invest logo

Cfare ofrojme

Minikredi është produkti që ofron një financim të shpejtë për kërkesat tuaja financiare dhe shpenzimet e papritura me të cilat mund të përballeni. Ju mund të aplikoni për kredi 4.000-50.000 Lekë vetëm me një mjet identifikimi (kartë identiteti/pasaportë), online ose në degët tona të Capital Invest, si dhe pranë agjentëve tanë RAEA dhe EasyPay. Në rast se ju përmbushni kriteret e aplikimit, do të kontaktoheni nga stafi ynë për aprovimin e kërkesës.

Fleksibiliteti është një nga avantazhet që ne ofrojmë; ju mund të merrni kredinë tuaj sipas nevojave, pra në periudhën 7-30 ditë. Kjo kredi ofrohet me 0% interes dhe komision ditor për vetëm 0,5%-1%.

Në rast se nuk jeni në gjendje të shlyeni kredinë brenda afatit, ju mund të paraqiteni në një nga pikat tona për të shtyrë afatin e paracaktuar, pa detyrime shtesë.

Përvec kësaj, Capital Invest ofron edhe disa produkte dhe shërbime të tjera si:
-Mikro Kredi për biznes
-Shërbim konsulence
-Ndërtimi i një plan-biznesi

“Capital Invest” sh.a synon që të vazhdojë të përmirësojë dhe konsolidojë imazhin e saj nëpërmjet punës së pandëprerë të stafit profesional, duke patur gjithmonë parasysh parime të padiskutueshme si cilësia, transparenca dhe fleksibiliteti ndaj klientëve dhe duke i trajtuar klientët në mënyrë të barabartë, pavarësisht kushteve personale, sociale apo demografike. Besueshmëria e klientëve është prioriteti ynë dhe na shtyn që të punojmë akoma më fort për të arritur një pozitë të favorshme në treg si institucioni më i besueshëm financiar, me një etikë të lartë profesionale.
Kompania synon që të  arrijë aksesueshmërinë e duhur për të qenë pranë klientëve kudo në Shqipëri, të zgjerojë target-grupin e klientëve duke patur gjithmonë prioritet nevojat e tyre si dhe të fitojë pozicionin e duhur në treg duke u renditur kështu si një ndër IFM-të (Institucion Financiar Mikrokredie) më të mira në Shqipëri.

Shpërndaje me miqtë tuaj

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Formular aplikimi

Previous
Next
Previous
Next
Previous
Next
en_USAlbanian